Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: E kam konsultuar, do fillojmë me një kredi 20 mln €

Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: E kam konsultuar, do fillojmë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha në Tonight Ilva Tare tha se është konsultuar me të gjithë aktorët për rritjen e çmimit të ujit. 

Veliaj tha se beson se Këshilli Bashkiak do ti japë votën për rritjen e çmimit të ujit, pasi me këtë vendim Tirana do të ketë 24 orë ujë për 5 vjet. 

Pjesë nga intervista

Tare: Nga e dinte Berisha që do të rritej çmimi i ujit?

Veliaj: Sepse ne kemi filluar diskutimin në këshillin bashkiak dhe sepse Berisha është shumë në dijeni çfarë i ka bërë ujësjellësit të Tiranës. I ka lënë një gropë të zezë kur falemintoi shtetin, një vit përpara se të ikte, vajti i kërkoi Ujësjellësit të blinte 6 fishin e tregut, lanabregasin e Tiranë. Kështu që një njeri që ta ka bërë gropën e di edhe sa e thellë është gropa. Ujësjellësi i Tiranës është menaxhuar nga qeveria qendrore, kur ja transferoi bashkive në 2012  një nga hilet që bëri për të mbushur defiçitin buxhetor i kërkoi BSH të blinte sa frëngu pulën të blinte Hotel Dajtin, i kërkoi bashkisë së Tiranës të blinte sa frëngu pulën lanabregasin.

Tare: Mund ti themi sot qytetarëve të Tiranës sa do të jetë kredia që ju do të merrni në 5 vjet?

Veliaj: Ne do fillojmë fillimisht me një kredi që jemi duke negociuar me BERZHIN për magjistralen, 20 mln euro për magjistralen që të sigurohemi që kjo kulluese makaronash nuk çahet më dhe është e qëndrueshme. Ne pastaj do të shtojmë kapacitetin e Bovillës. Saliu si një njeri që drejtoi shtetin thotë se Bovilla është plot. Po mirë mo gjeni që shktaërrove dhe preke me dorë, Bovilla nuk është vetëm liqeni, por edhe kapaciteti që filtron. Kjo duhet dyfishuar dhe duhet bërë një investim. Tirana i ka këto 5 burime që në kohën e xhaxhit.

Ne kemi një plan biznesi për të cilin Këshilli Bashkiak thotë: Duam ujë 24 orë? Ku është plani i biznesit, më ekonomik që të kemi cilësinë më të lartë që është Korça. Duam ti blemë me çifteli me veshë ? Patjetër, çojmë me bote unë strese e kam.

Situatat e zjarreve

Veliaj: Vetëm zjarre këtë jave kemi pasur disa. Ti  mendon se unë kam një jetë të lumtur kur digjet gjysma e Tiranës ?!  Dje desh u dogjën të gjitha antenat në Dajt dhe ti nuk do kishe transmetim sot. Por shyqyr kemi një bashki që është në krye të detyrës dhe shkoi i fiku. Ne 25 ha desh na u rrezikuan, në djall ha e pyjeve se i mbjellim prapa, por i vajti banesave tek dera. Po mos ishin ata zjarrfikës, forca të FNSH, ata të ushtrisë, po mos ishin Emergjencat Civili nuk do kishim sot Ibë dhe Hekalë.

Tare: Kanë paralajmëruar protestë edhe PD edhe Nisma Thurje, jeni ulur me ta për të diskutuar?

Veliaj: Me PD…dmth është të ulesh me ata që të bënë gropën. Unë ulem kur të doni, por ata e bënë gropnë, në 2010 ata e rritën çmimin e ujit dhe e çuan nga 9 orë në 7 orë. Unë me këtë cmim e çova nga 7 orë në 13 orë. Nisma Thurrje është e vetmja lëvizje që nuk ka lider. Arsye është e thjeshtë lider është ish-drejtori i AKBN dhe që u largua nga AKBN për vjedhje.

Tare: Për të marrë vendime ju duhen vota, i keni votat në Këshillin  Bashkiak?

Veliaj: Unë besoj se shumica e Këshillit Bashkiak do 24 orë ujë për Tiranën.

Tare: Shumica është edhe LSI brenda dhe PS sepse PD nuk besoj se është ?

Veliaj: Kur them shumica nënkuptoj më shumë sesa PS.

Tare: Jeni konsultuar me LSI?

Veliaj: Po flas me të gjithë aktorët, përfshi edhe opozitën zyrtare në Këshill Bashkiak për këtë vendim.

Tare: Dhe çfarë fedbeek keni marrë?

Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm, ku primare është Tirana 24 orë ujë.

Tare: Kë quani opozitë zyrtare në Këshill Bashkiak LSI?

Veliaj: Opozitë zyrtare në Këshill Bashkiak të Tiranës është PD, PR, LZHK

Tare: Po LSI cfarë është në Këshill?

Veliaj: Këto janë interferenca të politikës të madhe të Parlamentit. Ne bashki vazhdojmë punë në koalicion siç kemi qenë. Madje mirëpres PD nëse do 24 orë ujë. Këto investime janë gati sot, nëse bashkia e Tiranës ka fuqi të paguajë në afatgjatë. Në këto kushte ku jemi sot, për të bërë këtë 220 mln investime na duhen 40 vjet.

Tare: Jeni optimist për vendimin e Këshillit Bashkiak që të jetë në favor të miratimit?

Veliaj: Unë jap optimist që Këshilli bashkiak do të aprovojë plan biznesin për Tiranën 24 orë ujë.

Tare: Në plan biznesin në këtë aprovim do të thotë që Këshilli Bashkiak jep dakordësinë që ju të merrni 5 vitet gredi, pra atë 220 mln apo vetëm për 20 mln e parë?

Veliaj: Këtu nuk diskutohet kredia, këtu diskutohet një plan biznesi i ndërhyrjes dhe i shëndetit financiar të kompanisë. Pastaj për çdo kredi ne do themi kjo është me BERZH kushton kaq, kjo është me BB, kjo është me KFV.

Tare: Meqë jemi tek skemat, ka një frikë ose shqetësim ndër ata që janë kundër rritjes së çmimit që Ujësjellësi i Tiranës do të jepet me koncesion pas këtij vendimi?

Veliaj: Kjo është komplet e pavërtetë

Tare: Kush do ta menaxhojë?

Veliaj:  Do vazhdojë ta menaxhojë kjo logo që është UKT. Ajo që mua më habit është se këta janë tama ajo shprehja Tiranëse: Hip se të vrava, zbrit se të vrava. Kur ne kishim ofertat për privatizim nga kompani kineze, spanjolle këta thoshin ça është kjo. Tani këta që ulërisnin atëherë, ulërasin edhe tani që duam ta bëjmë publike. Le të më thonë si e duan

/Oranews.tv/

EMISIONET