Varka e peshkimit përplaset me një skaf, 2 të vdekur

Varka e peshkimit përplaset me një skaf, 2 të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një varke dhe një skafi në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes në zonën Thyni të Argolis, afër Porto Heli.

Aksidenti detar ndodhi vetëm 350 metra larg bregdetit. Siç raportojnë mediat greke një skap me shpejtësi të lartë në të cilin ndodheshin 10 shtetas francezë (dy burra, tre gra dhe pesë fëmijë) u përplas me një varkë peshkimi prej druri në bordin e të cilës ndodheshin dy burrave dhe një grua, të gjithë shtetas grekë.

Grekët thuhet se ishin peshkatarë dhe po mblidhnin rrjeta në momentin kur ndodhi ngjarja. Për shkak të ashpërsisë së përplasjes, varka prej druri u fundos.

Të dy burrat u gjetën të vdekur, ndërsa gruaja mbeti e plagosur rëndë. Ajo u dërgua në spitalin e Atikës me një ambulancë.

Sipas Rojes Bregdetare, turistët francezë  që ndodheshin në skaf janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet portuale ndërkohë janë në kërkim  të personit që drejtonte skafin e turistëve, i cili sipas dëshmitarëve është hedhur në det në momentin e aksidentit.

EMISIONET