Upss..."Byroja e Partisë", lapsusi i Gramoz Ruçit

Upss..."Byroja e Partisë", lapsusi i Gramoz Ruçit

Ishte një lapsus, por natyrisht vjen si pasojë e pozicionit të tij në kohën e Partisë Komuniste.

"Byroja e Partisë" ishte shprehja që përdori Gramoz Ruçi në Kuvend, në vend të "Byrosë së Kuvendit". 

Gramoz Ruçi: Zoti Hasa liro sallën. Liro sallën. Kryetari i grupit nxirre deputetin jashtë. Do të ta jap fjalën menjëherë sapo deputeti të lirojë sallën në zbatim të vendimit të Byrosë së Partisë...Byrosë së Kuvendit. (në sallë duartrokitet)

Zoti kryetar i grupit kontribuo për të zbatuar vendimin për të liruar sallën dhe për të mos ta mbajtur peng deputeti i grupit tënd deputeti Hasa. Procedura do të vazhdojë kur deputeti të lirojë sallën. Peng seancën nuk mund ta mbajë një deputet dhe as një grup parlamentar.

Gramoz Ruçi më 1982 - 1986 ka qenë sekretar i këshillit popullor në Progonat, dhe më 1986 - 1989 qe sekretar partie në rrethin e Tepelenës. Më 1990 - 1991 sekretar i parë i Partisë së Punës në Tepelenë.

EMISIONET