Unaza e Re/ Vijon prishja e banesave në Shkozë

Banorët e Shkozës janë përplasur sërish sot (4 dhjetor) me punonjës të IKMT që vazhduan aksionin për shembjen nga projekti për reabilitimin e lumit të Lanës. 

Aksioni i IKMT ka vijuar edhe gjatë natës, ku është prishur edhe një banesë.

Djali i familjes Trala u shoqërua në polici pasi bëri rezistencë për të dalë nga banesa që do të shembej.

"E morën me forcë dhe e futën në furgon. Burri është atje po ndihmon për ta nxjerrë.  Në orën 5 ka ardhur policia dhe na kanë nxjerrë jashtë. As na kanë dhënë letër asgjë. Ne kemi 20 vjet qe jetojmë këtu.  Tokën e kemi blerë", tregon e ëma për Ora News.  

Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë dokumente për të përfituar bonusin e qerasë apo strehimin pranë banesave sociale.

"Kjo shtëpi që të duhet e vogël për mua është saraj" shprehet një banore duke shtuar:  Të më sjellin një letër për prishjen e kësaj shtëpie, që kur nesër të dal nga kjo shtëpi, të kem një vend ku të drejtohem"

Pronarët e shtëpive paralajmërojnë përshkallëzim të protestave kundër prishjes së banesave deri në bllokim të rrugës.

"Tokën e kam blerë me lekë nuk ka njeri që më merr tokën mua" thotë një tjetër banor.

Të hënën IKMT u tërhoq nga plani për shembjen e banesave për shkak të rezistencës së banorëve.

Ndërkohë Partia Demokratike ka shpërndarë një video, sipas së cilës është prishur një banesë e pabanuar.

"Të shoqëruar nga forca të shumta polciore u janë afruar shtëpive të banuara. Ne video duken fëmije të traumatizuar, që, në vend të shkojnë në shkollë, po qëndrojnë me prinderit në mbrojtje të shtepive", thotë PD në njoftimin e saj. 






EMISIONET