Tjetër prokuror kandidon për Strukturën kundër Korrupsionit
Prokurori i Krimeve të Rënda Behar Dibra, aplikon për të qenë pjesë e SPAK. Kandidimi i tij e çon në 12 numrin e prokurorëve që aplikojnë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Struktura në fjalë përbëhen nga 15 gjyqtarë. Procesi i aplikimit është i hapur deri më datë 7 shkurt.
Prokurorët e ardhshëm të SPAK, duhet të kenë kaluar procesin e vettingut, por edhe nëse nuk i janë nënshtruar këtij procesi, pas dorëzimit të dosjet do të jenë prioritet për t'u "gjykuar" nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
