Testimi serologjik, Brataj: Duhet kujdes, ka patur edhe raste false

Këtë javë në QSUT ka nisur testimi serologjik për stafin shëndetësor. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për RTV Ora tha se ky testimi është i rëndësishëm, por duhet patur kujdes, pasi disa vende që e kanë aplikuar kanë rezultuar edhe fals. Kjo tha Brataj është më e rrezikshme sepse je bartës pa e ditur.
Skënder Brataj: Testimi serologjik është shumë i rëndësishëm, por është i rëndësishëm kur e njohim sëmundjen, e dimë se çfarë ka ndodhur më parë dhe ka këto rezultate. Në të gjitha vendet studimi serologjik ka filluar diku dhe po fillon në vendet e tjera. Studimi serologjik ka dy faza, një që tregon infeksionin nëpërmjet IGM-ve, që nëse gjendet IGM në këtë test atëherë do të thotë që i je akoma në fazën e infektimit. Nëse ka IGG do të thotë që e ke kaluar sëmundjen dhe ke krijuar antitrupa. Por puna është tek testet që janë bërë, sa të sakta janë. Ka shumë teste serologjike të kryera nga laboratorë të ndryshëm. Në këto testet që janë bërë ka pasur shumë raste false. Ajo është më e rrezikshme. Nëse unë jam pozitiv, bëj një serologjik dhe më thotë që nuk je pozitiv dhe unë iki i qete, duke qenë bartës është shumë më e rrezikshme. Prandaj kolaudimi i këtyre testeve është i rëndësishëm. Prandaj dhe vendet e tjera që i kanë provuar disa herë kanë pasur false dhe janë të shqetësuar. Edhe në do të fillojmë me kujdes këtë javë, por detyrimisht ajo do të jetë e lidhur me tamponin sepse mund të na shpëtojë vatra infeksioni që rrezikojnë më shumë.
Brataj tha se tek qendra kombëtare e urgjencës ka pasur 3 raste me COVID-19, por që tani janë negativizuar.