Tension gjatë ndeshjes Skënderbeu-Bylis
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Bylisit është shoqëruar me tensione në fushë. Shkak është bërë një penallti për Skënderbeun.
Klubi i Bylisit ka kërkuar që të ndërpritet ndeshja, por pas disa minutash ka rifilluar.
Skënderbeu barazoi në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.
Korçarët zhbllokuan rezultatin në pjesën e dytë me Bruno Ditën nga pika e bardhë e penalltisë. Si rrufe në qiell të hapur mallakastriotët vendosën baraspeshën me Gaston që përfitoi nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes vendase dhe mposhti portierin Koliçi.
Me këtë rezultat, Skënderbeu shkon në kuotën e 28 pikëve, aq sa ka edhe Vllaznia, ndërsa Bylis mbetet në kuotën e 31 pikëve, por do të duhet të presë akoma për të marrë fitoren e parë në kampionat për vitin 2020.
