Të gjithë banorët në zonat e karantinuara do u nënshtrohen analizave
Qyteza Vo Euganeo në provincën e Padovës në Veneto është një nga 11 komunat ndaj të cilave janë vendosur masa speciale për të ndalur përhapjen e epidemisë së koronavirusit.
Në këtë komunë u verifkua dhe viktima e parë italiane nga koronavirusi.
Për autoritetet italiane konsiderohet një nga vatrat e përhapjes së virusit dhe pse ende nuk ështëidentifikuar pacienti "0" që ka çuar në infektimin e viktimës.
Prej ditës së sotme kufijtë e qytezës janë mbyllur e asnjë banorë nuk lejohet të hyjë e të dal nga territori i saj. Janë mbyllur qëndrat e punës, institucione, kopshtet, çerdhet, shkollat e të gjitha nivele, transporti hekurudhor, publik, transportimi i mallrave, janë mbyllur aktivitetet tregtare, bizneset e qëndrat ushqimore e farmacitë do të hapen nën dispozita të caktuar të vendosura nga kryetari i bashkisë.
Prej ditës së sotme të gjithë banorët e saj pa asnjë përjashtim, që janë rreth 3 mijë mes të cilëve dhe 16 shqiptarë ( 8 femra e 8 meshkuj) do t'u nënshtrohet analizave të detyruara për të verifikuar nëse janë të prekur apo jo nga koronavirusi.
Për 3 ditë rresht analizat kryhen me një program të përcaktuar nga komuna mbi orën e vendodhjen,
Janë 1000 banorë në ditë që të pajisur me dokumentet e identifikimit e sipas zonave të ndara u nënshtrohen testimeve mjekësore mbi koronavirus.

