Talenti kosovar transferohet te Baseli: Mundësi super!
Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Baselit.
Për sulmuesin e talentuar shqiptar kishte interes nga disa klube, madje emri i tij u lakua edhe te Milan e Barcelona, por në fund Messi i Kosovës vendosi të bashkohej me Baselin. 19-vjeçari u shfaq i ekzaltuar për transferimin në Superligën zvicerane, ndërsa premtoi se do të jap maksimumin për këtë fanellë.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, është një ekip i ri për mua, një jetë e re. Gjithçka e re. jam krenar që bëhem pjesë e klubit më të madh në Zvicër, për mua është diçka e shkëlqyer të jem këtu. Do të bëj më të mirën dhe të mundohem të ndihmoj sa më shumë ekipin që të jetë e mundur për të fituar çdo ndeshje”, tha fillimisht Zhegrova.
I pyetur përse e zgjodhi Baselin, 19-vjeçari u shpreh:
“Vendosa të bashkohem me Bazelin se e kam parë që ka shumë lojtarë të mëdhenj që kanë luajtur këtu. Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer që më jepet të luajë këtu. U takova me Albian Ajetin, e njoh sepse ai është nga vendi im. Jam i entuziazmuar që do të takoj edhe lojtarët e tjerë në stërvitjet e radhës” tha Zhegrova, që u bashkuar me Baselin me formulën e huazimit për gjashtë muaj nga Genk me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.
