Taksat vendore në faturën e ujit të pijshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2017, 17:55
Bashkia e Lezhës planifikon përfshirjen e taksave vendore në faturat e ujit të pijshëm për të pasur mundësinë e mbledhjes së tyre.
Drejtori i Shërbimeve në bashkinë e Lezhës Ndue Lushi thotë se me skemën që ndiqet aktualisht niveli i vjeljes së taksave vendore është mjaft i ulët.
Zyrtarët thonë se nëse qytetarët e Lezhës nuk paguajnë taksat kjo përkthehet me mungesë të ardhurash për bashkinë dhe si pasojë më pak shërbime për investime.
/Oranews.tv/
