SPAK kërkon dënimin e parë të përjetshëm për killerin grek që akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në gjykatë dënimin me burgim të përjetshëm për ish-specialin grek Efthimios Efthimiu i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit me 29 janar të 2018. Gjithashtu SPAK kërkon dhe dënimin me 35 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Elton Halipajn. Sipas prokurorisë, vrasja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

SPAK kërkon dënimin e parë të përjetshëm për

Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfudimtare për dy të pandehurit e akuzuar si autorë të vrasjes së Devi Kasmit. 

Për ish-efektivin grek Ethimious Efthimiou, i cili sipas akuzës është vrasës me pagesë kërkohet burgim i përjetshëm, ndërsa 35 vite burg janë kërkuar për bashkëpunëtorin e tij Elton Halipajn.

Më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë u vra Devi Kasmi, ndërsa për ngjarjen u vunë në akuzë ish efektivi i forcave speciale greke, Efthimios Efthimiu si ekzekutor, si dhe Aurel Hoxhallari, Altin Hoxhallari, Elton Halipaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini si bashkëpunëtorë të tij në vrasje.

Prokuroria më herët konkludoi se këta shtetas njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin planifikuar vrasjen disa muaj para se ta ekzekutonin Devi Kasmin.

 Hetimet për këtë rast u nisën fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, e cila shpalli moskompetencë pasi u zbulua se kishin të bënin me një grup strukturuar kriminal me bazë në zonën e Yrshekut.

Për këtë arsye hetimet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe më pas SPAK. Shtetasi grek mohoi akuzat duke pretenduar se janë të pabaza. Ai kërkoi disa hërë të lirohet nga gjykata por kerkesat u rrëzuan.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike. Autorët e vrasjes së Kasmit u zbuluan nga kamerat e sigurisë afër pallatit ku jetonte viktima të cilat kishin fiksuar momentin e vrasjes.

Lexo: Atentati ndaj Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë 

Shkatërrimi i grupit kriminal "Enigma" u zhvillua më datë 2 shkurt

EMISIONET