Southgate mbron Dele Alli: Është kyç për skemat e mia
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka insistuar se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Dele Alli në Kupën e Botës 2018, pavarësisht se është aktivizuar me pikatore.
"Për sa i përket Dele, mendova se performanca e tij kundër Tunizisë ishte më e mira që kur unë kam qenë menaxher i Anglisë. Ai është në rastin më të mirë kur ai po i bën ato përpara dhe kërcënon me të vërtetë kundërshtarët me ato dalje në sulm.
"Mendoj se ndoshta duhet ta inkurajojmë atë pak më shumë për të hyrë në ato fusha ku unë mendoj se qëndrimet e tij janë të forta, ku ai mund të ketë ndikimin më të madh në lojë, kjo është diçka që unë duhet të mendoj për taktikën, por siç them, ai bëri një punë fantastike për ekipin ".-deklaroi Southgate.
Ndërkohë, pas pak Anglia do të luaj takimin çerekfinal kundër Suedisë dhe Southgate e ka përfshirë si titullarë Alli. Fituesi i këtij çifti do të kaloj në gjysmëfinale, fazë ku do të ndeshet me fituesin e duelit Kroaci-Rusi.
