Son drejt Seria A, agjenti: Pse jo!?

Son drejt Seria A, agjenti: Pse jo!?

Tingëllon e çuditshme, por Son Heung-Min mund të jetë një futbollist i Napolit. Konfirmimi vjen nga agjenti i futbollistit, Thies Bliemeister, i cili për "Radio Marte" deklaroi se një ditë gjithçka mund të ndodh.

"Unë kurrë nuk kam sjellë një lojtar në Napoli, por do të doja gjithashtu sepse Maradona, lojtari im i preferuar, luajti për ta. Kam biseduar me Napolin në të kaluarën, me drejtuesit që nuk janë më në klub. Do të përfitoj nga dy përballjet me Salzburgun për të biseduar me ta.

Son te Napoli? Nuk mund të thuash kurrë në futboll. Ai e pëlqen Italinë, ushqimin dhe popullin italian. Nuk është e lehtë ta marrësh atë nga Tottenham sepse kushton shumë, por, një ditë, kush e di?," tha shkurtimisht Bliemeister.

27 vjeçari po kalon një moment fantastik me "Gjelat", duke u shndërruar në një pjesë të rëndësishme të skuadrës.

EMISIONET