Analiza e Zef Preçit: Sigurimet dhe shiu i filimdimrit…

Analiza e Zef Preçit: Sigurimet dhe shiu i filimdimrit…

Ne Shkoder prej shekujsh qarkullon nje fjale e urte e popullit qe thote “Gjithmone dimri ka qene dimer, dhe vera (stina e veres - ZP) ka qene vere…” Edhe pse kjo shprehje ka te beje me marredheniet midis brezave dhe eshte ne fushen sociale, nuk e teproj qe, per analogji, ta mbart ne sferen e fenomeneve natyrore duke perfshire cfare po ndodh tre-kater ditet e fundit me reshjet e fillimdimrit.

Reshjet e shiut, intensive per disa ore kater dite me pare, ne fakt nxorren ne siperfaqe ate qe ishte ne te vertete rreth menyres sesi qeveriset vendi ne pushtet qendror dhe vendor. Me konkretisht, personalisht nuk jam kurre kunder gjithckaje qe ben te duken bukur qendrat tona te qyteteve (edhe pse ndokush thote se “Rilindja urbane” ishte nje keshille e Erdogan, qe njeh mire se cfare do nje popull anadollak apo ish pjese e Perandorise Turke). Por kurrsesi nuk mendoj “se perdoresh faren e grurit per te bere buke” (sic thoshte keto dite nje ekspert i njohur i ekonomise) zgjidh problemin ne periudhen afamesme e aq me pak ne ate afatgjate. Sepse, nese perdorim faren per te bere buke, mund te ushqehemi nje apo disa vakte, por vitin tjeter nuk do te kemi se cfare te korrim… E kam fjalen se mund te ishim treguar pak me te duruar per te shpenzuar qindra milione Euro per tulla, llac e pllaka cimentoje per rruge e trotuare, kur me dy dite shi 10% e popullsise mbeti pa cati ne koke, mijera hektare u permbyten, 193 ura u shakterruan, mijera koke bageti ngordhen, etj.

Edhe ne rastin tone, te pakten te mund te vendosim disa standare te njohura miminaliste, madje edhe qe kane qene ne nje forme ose ne nje tjeter edhe ne periudhen e regjimit komunist. 

Ne vijim po listoj disa ide se si mund te shkeputemi sadopak nga ky realitet i trishte qe me shume se nje fatkeqesi natyrore, tingellon si hakmarrje e natyres ndaj nderhyrjeve njerezore dhe qeverisjes se papergjegjshme qe con ne keto ngjarje te dhimbshme qe mjerisht nuk jane as te reja dhe as te fundit. Kjo sepse jemi ne fillim te dimrit - edhe shiu edhe bora - kete “pune” bejne prej shekujsh, prej mijera vjetesh…

Qeveria, Ministria e bujqesise dhe inspektoratet e shumta qe veprojne ne vend kane te gjitha mundesite per te hedhur ne harte gjendjen e tokave bujqesore qe rrezikohen nga erozioni, te pyjeve kombetare e komunale, te rezervuareve te ujit, te drenazhimeve dhe te kanalizimeve te te gjitha kategorive, zonat e rrezikut dhe per te zbatuar rekomandimet e studimeve te kryera gjate 20 viteve te fundit, dhe qe duhet thene se ofrojne infromacion te bollshme qe mund te ushqeje vendim-marrjet shteterore per kete qellim. Por vendim-marrjet qeveritare kane kuptim jo vetem kur jane deklarative, apo kur “udheheqja” e kalon naten jashte me solidaritet me banoret e prekur nga permbytjet (edhe kje duhet bere), por kur premtimet shoqerohen me projekte dhe projektet financohen per permiresimin e infrastruktures kulluese dhe ujitese te vendit. Kjo duhet bere ne nivel shteteror dhe me pergjegjesi shteteror, dhe jo duke deleguar keto funksione dhe fondet qorrazi te pushteti vendor, qe do te beje ate qe beri kete vit: shton administraten, puneson militante dhe pergatit mbushjen me vota te kutive te votimit ne zgjedhjet e radhes duke devijuar fondet nga qellimi primar i tyre.

Qeveria mund dhe duhet te ndermarre nje plan kombetar dhjetevjecar per cvendosjen e detyrueshme te ndertesave te banimit te ndertuara ne toka bujqesore, jashte “vijes se verdhe” te qendrave te banuara, nen nivelin e detit, ne shtreterit e lumenjve, etj. Nese do te jete e nevojshme, me ligj parlamenti duhet te shpalle te paligjshme cfaredo rregjistrimi ne zyrat e pasurive te patundshme te ndertimeve informale apo te biznesve ne zona te tilla.

Zbatimi i planit kombetar te permendur me siper per cvendosjen e detyruar te banoreve ne zonat e rrezikut te permbytjeve duhet te shoqerohet me masa lehtesuese si kredi favorizuese per ndertimin e banesave/vilave te reja, me hartimin nga qeveria te planeve urbane tip te qendrave banimit ne zona te tjera te larta, me sigurimin paraprak te furnizimit me uje dhe me energji elektrike, me rruge, shkolla dhe cfaredo elementi tjeter te infrastruktures komunitare ne to.

Qeveria duhet te shfrytezoje cfaredo mundesie investimesh ne prodhim energjie elektrike ne stabilizmin e shtreterve te lumenjve kryesore te vendit si Drini, Vjosa, Shkumbini, etj., pa shkellur normat e mbrojtjes se mjedisit si dhe te kompensoje rregullisht familjet dhe bizneset qe preken nga permbytjet. Ne fakt, shkenca e propabilitetit dhe te sigurimeve na mesojne se nje ngjarje eshte e rastit kur nuk ndodh rregullisht (psh permbytjet e pervitshme te ndertimeve nen shtratin e lumenjve jane nje “ngjarje pothuajse e sigurte” dhe nuk besoj se gjendet kompani sigurimi ne bote qe te siguroje kunder nje fenomeni qe e ka probabilitet afer 100%-it qe te ndodhe)…

Ne mas-media, fale qendrimit emocional te shume njerezve dhe si rrugedalje momentale eshte hedhe per te treten here ne tre vjet ideja e “sigurimit te detyrueshem” te banesave dhe bizneseve ne nivel kombetar, dmth e krijimit mbi kete baze te nje fondi solidariteti te menaxhuar nga kompanite e sigurimeve, etj. Pavaresisht paaftesise se politikaneve apo stafeve vendim-marrese ne qeverisjen e vendit te kuptuar rolin e shtetit apo se si funksionojne kompanite e sigurimeve, pavaresisht etjes se pashuar “per te bere para ne tavoline” te oligarkeve, pavaresisht gjendjes gati te pashprese te nje numri shume te madhe familjesh qe jane momentalisht apo qe mjerisht do te jene perseri pak kohesh nen efektin shakterrues te permbytjeve, kjo nuk eshte rruga e zgjidhjes se problemit. 

Zgjidhja kalon permes edukimit-parandalimit, cvendosjes se detyrueshme, mirembajtjes se rrepte te cdo burimi rreziku dhe kontrollit te rrepte te territorit per te penguar me cdo cmim ndertime banimi dhe biznesi qe rrezikojne jete njerezish dhe paurish private e publike. Studimet e ndryshme mbi efektivitetin e veprimtarise se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare (AMF) ne çeshtje te tilla sic eshte fondi i kompensimit qe trajton byroja motorrike e ketij institucioni tregojne se perfitimet e te demtuarve te siguruar ne menyre te detyrueshme jane minimale dhe se kompanite e sigurimeve perdorin gjithcka per te maksimizuar fitimet e veta, duke perfshire edhe lobimin politik. Ndoshta kjo eshte aresyeja qe ne draftin qe qarkulloi rreth nje vit me pare rreth sigurimit te detyrueshem te ndertesave te banimit parashikohej deri edhe shmangeja e zgjidhjes ne rruge gjyqesore te konflikteve midis siguruesve dhe te siguruarve ne menyre te detyruar. Ndoshta kjo eshte hera e pare ne historine e nje shteti modern ku administrata qeveritare merr atributet e Gjyqësorit. Cdo koment tjeter eshte i tepert. Dmth nese i hapet rruga sigurimit te detyrueshem, sic edhe ka mundesi te ndodhe s’afermi, jane te gjitha gjasat qe fondi I sigurimit te banesave te kete te njejtin fat si ky i byrose motorrike, pra qe ata qe permbyten te mos kompensohen perkatesisht.

Eshte koha te kuptojme te gjithe se kuadri ligjor ne fuqi per sigurimet vullnetare te banesave dhe te bizneseve ofron gjithcka eshte e mundshme per kete qellim, dhe se cfaredo takse shtese eshte kunder produktive dhe nuk ka lidhje me zgjidhjen e problemit - reskeptimin e kushteve klimatike dhe standardeve ligjore, territoritale, te ndertimit, etj., te nevojshme ne nje shoqeri normale dhe shtetit te se drejtes.

Ky opinion u publikua ne facebook

EMISIONET