Shkodër, kolegët përkujtojnë aktorin e regjisorin Serafin Fanko

Familjarë, miq e kolegë përkujtuan aktorin e ndjerë të teatrit Migjeni, Serafin Fanku në një takim emocionues me rastin e 80 vjetorit të lindjes. Edhe pse jo fizikisht në skenën e teatrit, kolegët e përkujtuan atë përmes një  mbrëmjeje të pagëzuar "Një gotë me Afin”.  

Rita Gjeka: Unë jam munduar që ta organizoj këtë mbrëmje gjithmonë duke menduar si e kishte menduar ai një gjë të tillë. Ai ka qenë një person jashtëzakonisht elegant, modern dhe shumë i pashëm.

Tinka ndjen mall për Shkodrën, aty ku sëbashku me regjisorin Fanko u rritën artistikisht,  që siç thotë ajo, e ka peng në zemër që nuk e nderoi asnjëherë siç e meriton.

Tinka Kurti: Ai ka qenë një regjisor i rrallë. Ai ka patur fat që të punojë me një teatër të tillë, por ka patur fatin më të madh teatri që ka patur një njeri të madh, të papërsëritshëm.

Serafin Fanko lindi në Shkodër me 24 maj 1937 dhe ndërroi jetë në 29 shtator 2007.

Aktori dhe regjisori shqiptar i nderuar me titullin artist i popullit,  e nisi karrierën si aktor dhe vitet e fundit spikati si regjisor dramash duke  realizuar 125 projekte në Shkodër, Tiranë, Shkup e Strugë. /oranews.tv/

EMISIONET