Shkodër, impianti i ri për trajtimin e ujërave të zeza, projekt kryesor

Shkodër, impianti i ri për trajtimin e ujërave të zeza,

Një impiant i ri për trajtimin e ujërave të zeza të të gjithë bashkisë së madhe të Shkodrës është një nga projektet strategjike të planit vendor Shkodra 2030. Në Bashkinë e Kryeqendrës së Veriut thonë se në bashkëpunim me KFW tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për impiantin me kosto 3.5 mld lekë dhe do ti shërbejë rreth 200 mijë banorëve.

Ndërtimi i një impianti të ri për trajtimin e ujërave të zeza të të gjitha bashkisë së Shkodrës është një prej projekteve të cilësuara strategjike të planit të përgjithshem vendor.

Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë e Shkodrës, Aida Shllaku thotë se impianti do të jape impakt pozitiv në uljen e ndotjes së ujërave të Bunës, Drinit e liqenit të Shkodrës.

Aida Shllaku: Nqs ne do të arrinim të fitonim një investim kaq të rëndësishëm sic është pastrimi i ujërave të zeza, impakti cilësor i këtij sistemi do të ishte i dukshëm.

Impianti i trajtimit të ujërave të zeza do të ndërtohet mes Beltojës dhe Berdicës. Në bashkëpunim me KFË Gjermane është bërë studimi i fizibilitetit dhe përveç reduktimit të ndotjes, investimi përmirëson edhe shërbimin nepërmjet zgjerimit të rrjetit të kanalizimeve.

Aida Shllaku: Studimi parashikon qartë mënyrat e disa opsione të ndërtimit të impiantit dhe kostit për secilin opsion të parashikuar, gjithashtu përcakton saktë edhe sasinë e përpunimit dhe vitet për sa do të shërbejë.

Sot Shkodra ka dy impjante përpunimi të ujrave të zeza që mbulojnë një numër të reduktuar familjesh.

Projekti që do ti shërbejë rreth 200 mijë banorëve kërkon një financim prej 3.5 miliardë lekë, për të cilat Bashkia e Shkodrës do të kërkojë mbështetjen e qeverisë dhe donatorëve!

/oranews.tv/

EMISIONET