Shkelzen Berisha nuk bën betimin, Balla: Garda, shoqërojeni jashtë!
Ora News zbardh debatin në Komision
Berisha: I dënuar kryetar, i nderuar Sekretar dhe anëtarë të Komisionit, në një nga mbledhjet e fundit kam paraqitur një kërkesë më shkrim për përjashtimin e të dënuarit kryetar nga Komisioni gjatë dhënies së dëshmisë sime. Jam njohur nga mediat që keni rrëzuar këtë kërkesë, megjithëse nuk më është vënë në dispozcion asnjë vendim me shkrim. Së pari më vini në dizpozicion vendimin me shkrim që keni rrëzuar kërkesën time, brenda rregullit dhe ligjit. Së dyti, dua t’ju njoftoj që ky vendim që keni marrë është marrë në kundërshtim dhe shkelje të hapur të proçedurës penale i cili thotë se kërkesa për përjashtimin e një gjyqtari, në rastin konkret të dënuarit kryetar i Komisionit mund të merret veçse nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë.
Balla i ndërpret fjalën: Një sekondë se drejtoj unë mbledhjen.
Berisha: Të mbaroj unë.
Balla: Ti që ke ardhur të bësh teatër këtu. E di që ke ardhur të bësh teatër, këtë mbledhje e drejtoj unë. Kjo mbledhje, shko bërtiti kujt të duash por jo këtu. Këtu ule zërin.
Berisha: Të mbaroj unë, pastaj vazhdo ti teatrin e Ramës.
Balla: Dëshmitari është në një përpjekje të vazhdueshme për të fyer institucionet e këtij Kuvendi.
Berisha: Je i dënuar, nuk je i dënuar?Je i dënuar për shpifje. Je shpifës.
Balla: Ky dëshmitar ka frikë nga drejtësia ashtu si shokët e tij nuk duan që në këtë vend të bëhet vettingu. Edhe ky dëshmitar është një person që na rezulton nga provat që ka administruar Komisioni.
Berisha: Shpifës, je shumë shpifës.
Balla: Dakord. Unë qofsha ky që jam, por ti qofsh ai që je. Ja ku është prova.
Berisha: Gjykata të ka shpallur shpifës me vendim.
Balla: Dakord, qetësohu. Do bësh betimin? Berisha: Jam shumë i qetë. Balla: Një sekondë, se nuk më nxjerr dot ti përjashta. Sa për kërkesën tëndë unë jam i sigurt që ti ke ardhur këtë të bësh teatrin e rradhës. Berisha: Kam ardhur për të dhënë dëshminë, je në konflikt interesi. Balla: Ju sqaroj se lidhur me kërkesa të ngjashme kemi vepruar njëlloj për të gjithë sipas ligjit.Iku koha kur caktoje ti kush do gjykonte babain tënd. Berisha: Do të vijë koha që do ikësh dhe ti si Prenga. Balla: Koha kur caktonit gjyqtaët dhe prokurorët ka mbaruar njëherë e mirë, ka ardhur koha siç erdhe këtu në Komision bëhu gati për të shkuar dhe atje ku e ke vendin. Berisha: Do të përfundosh si Ndoka, si palaço e Ramës. Balla: Asnjeri nuk e merr fjalën në këtë Komision pa ia dhënë kryetari. Berisha: Ma dhatë fjalën. Balla: Je mësuar në kohën e babit ti, të ka mësuar babi keq ty. Berisha: Po ty të ka mësuar Kasemi? Balla: Ka ardhur koha që në këtë vend të bëhet drejtësi.Edhe vettingu do të bëhet. Sa i përket kërkesës, ky Komision e ka shqyrtuar kërkesën. Berisha: Nuk më keni kthyer përgjigje. Balla: Ti zotëri nuk do ta bësh betimin, del përjashta.Largohesh ky Komision. Dil përjashta, të shprehet Komisioni lidhur me proçedurat. Zotëria del përjashta. Ju lutem Garda e Republikës bëni shoqërimin jashtë institucionit të parlamentit. Berisha: Më vini në dispozionin vendimet. Balla: Zotëria do të paditet për fyerje të institucioneve siç e përcakton ligji. Berisha: Pse nuk je i dënuar ti? Balla: Dil përjashta të thashë, hajde vazhdo përjashta. Garda e Republikës bëni shoqërimin. Zotëria del përjashta. Ndaj tij do i kërkoj Komisionit të merret masë sipas ligjit për fyerje të institucioneve të këtij vendi.Ky është shembulli më i qartë për ju që ndiqni këtë komision por edhe ata qytetarë të ndershëm që janë renditur në krahun e demokratëve dhe që shumë mirë bëjnë të dalin në protestë. Fakti që për të tretën herë rradhazi ky person vjen me të njëjtën këngë fyese ndaj institucioneve, i mësuar që kur ka qenë në hetim babai i tij negocioi mosvajtjen në prokurori, i mësuar që me gjyqtarë të emëruar nga babi të marrë vendime gjykatre të turpshme, me prova të pakontestueshme.Është shembulli më i qartë sa i domosdoshëm është vettingu. Të mësuar të hetohen nga prokurorët që u cakton babi, të gjykohen nga gjykatësit që i emëron babi, duan që edhe në komisione hetimore të përcaktojnë kush do jetë kryetar dhe anëtarë të komisionit. Kemi qenë të duruar dhe të qetë, kemi dashur të mos politizojmë një hetim.E kishim thirrur dëshmitarin për ta pyetur për shumë çështje, ndër të cilat lidhjen me dëshmitarin Nue Nikë Kalaj, për të cilin kemi administruar prova të mjaftueshme që ai nën tavolina ka negociuar gjithë proçesin e shitjes së aksioneve të OSSH drejt ÇEZ. Komisioni nuk ka dyshime që ky person ka pasur lidhje, kemi prova filmike si Kalaj takonte Ministrat. Një bankë e nivelit të dytë na ka sjellë një nga transaksionet e ardhura në llogarinë bankare të këtij dëshmitari që u largua nga Komisioni. Ky dëshmitrar që nuk ka paguar asnjë taksë për të ardhurat disa qindra-mijëra euro. Në datën 22.06.2009, vetëm gjashtë ditë nga tërheqja e famshme e 6.8 milion eurovenga llogaria bankare e Nue Nikë Kalaj, ky person ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti. Ndaj nuk përgjigjet dhe fshihet pas një palo vendimi të një gjyqtari të emëruar nga babi por që nuk ka të bëjë fare me hetimin e këti Komisioni. E dini si i ka marrë 200 mijë euro ky zotëria, i ka marrë pagesë komisioni për blerjen e tokave në fshatin Rinia në rrethin e Durrësit. A thua ky zotëri ka pasur prona të babait në Durrës dhe ky ka marrë shpërblim për tokat që ka shitur? Jo. Më gjeni një sekser tjetër në Shqipëri që për një shitje toke ka marrë 200 mijë euro.
/Oranews.tv/