Vettingu i "pret kokën" zyrtarit të parë të policisë

Vettingu i "pret kokën" zyrtarit të parë të

Vettingu në radhët e policisë ka nisur me përjashtime, ku i pari që është larguar nga detyra është shefi i ankesave pranë SHÇBA-së Oltion Shehu. Përjashtimi i tij nga policia u bë pas problemeve me pasurinë. Ndërkohë për rivlerësim ka dalë dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së Adriatik Ago.

Vettingu në radhët e policisë së shtetit ka nisur me përjashtime. Shefi i ankesave pranë SHÇBA-së, Oltion Shehu është zyrtari i parë i lartë i bluve që largohet nga detyra pasi ndaj tij janë konstatuar shkelje.

Për këtë konstatim të Komisionit, zyrtari i SHÇBA tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, në një bingo ku ka pasur detyrën shef salle, banakier por edhe kamarier.

Gjatë kësaj kohë ai pretendoi se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve, të cilat i ka të pa dokumentuara.

Shehu pretendoi se nuk ishte në dijeni që gjatë kësaj periudhe ka qenë pa siguracione. Megjithatë ai ka të drejtë të ankimojë vendimin brenda një muaji.

Para Komisionit të Vettingut doli dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Adriatik Ago, i cili rezultoi se zotëron 3 apartamente, 1 automjet dhe 2 depozita bankare me vlerë 3.2 milionë lekë të cilat janë të justifikuara.

Për sa i përket pastërtisë së figurës, rezulton se nuk ka kontakte me persona të inkriminuar.

Ago ka përfituar sipas ligjit gradat: oficer, nënkolonel, kapiten i parë, major, kolonel, komisar, dhe drejtues.

-Pasuritë e Adriatik Agos

-Apartament 62 metër katror

-Apartament 53 metër katror

-Apartament trashëgimi e prindërve

-1 automjet me vlerë 2500 euro

-Depozitë në bankë 3.2 milionë lekë



EMISIONET