Shkarkohet përfundimisht gjyqtari Shkëlzen Selimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimi ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.
Selimi u shkarkua disa muaj më parë nga KPK vetëm me kriterin e pastërtisë së figurës. Sipas DSIK gjyqtari ka kontaktet të papërshtatshme me persona që janë pjesë të krimit të organizuar.
Ndërkohë vendimi i KPK-së u ankimua nga Selimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili vendosi ta shqyrtojë çështjen në dhomë këshillimi ku vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm.
Ndërkohë KPK ka konfirmuar sot në detyrë Kryetarin e Gjykatës së Administrative të Tiranës Eriol Roshin.
