Shfaqje festive në nder të Patriarkut rus

Shfaqje festive në nder të Patriarkut rus

Në nder të vizitës së Patriarkut të Rusisë Kirill në Qendrën Kulturore të Katedrales ortodokse është dhënë një shfaqje festive.

Ndërsa është prezantuar edhe botimi në rusisht i librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, “Deri në skajet e dheut”.

Kryepeshkopi Anastas: Kemi mundësinë të ripërtërijmë vizionet dhe veprimtarinë tonë, veçanërisht në shekullin e XXI gjatë së cilit qytetërimi teknologjik bashkon me shpejtësi mahnitëse të gjithë qytetërimin.

Kirill në fjalën e tij ka risjellë në vëmendje vuajtjen e klerikëve gjatë periudhës së diktaturës, teksa shtoi se në këtë aspekt ka një ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Rusisë

Patriarku rus Kirill: Ka një nderim të veçantë për kishën e marterizuar shqiptare. Kur flasim për të, në rradhë të parë kujtojmë ato persekutime të frikshme të cilat i përjetoi ajo në shekullin XX dhe të cilat mund të krahasohen vetëm me persekutimin e kishës ortodokse ruse gjatë shekullit të kaluar. Përvoja profesore i afron kishat tona me njëra-tjetrën.

Në mbrëmje në nder të Patriarkut rus Presidenti Ilir Meta organizoi një darkë zyrtare.

Në fjalën e tij Presidenti theksoi se "Feja nuk duhet përdorur kurrë në shërbim të ideve dhe qëllimeve të dhunshme. Ajo duhet t’i shërbejë gjithmonë paqes, dashurisë, solidaritetit dhe harmonisë".


EMISIONET