Ronaldo ngacmon Marcelon, video bën xhiron e botës

Ronaldo ngacmon Marcelon, video bën xhiron e botës

Jo vetëm shokë në fushë, por dhe jashtë saj.

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo janë të njohur për shoqërinë e tyre, madje shpesh në prani të njëri-tjetrit nuk mungojnë dhe situatat gazmore. Një situatë e tillë është krijuar sot, gjatë ndeshjes kundër Valencia-s në "Mestalla".

Marcelo ishte autori i golit të tretë të madrilenëve, ndërsa gjatë festës, një gjest i shëmtuar është kryer nga ylli portugez. Ronaldo e ka prekur nga të pasmet brazilianin, veprim që është fokusuar nga kamerat.

Nuk dihet nëse ai veprim është bërë në formën e një shakaje, por ka mjaftuar për të bërë xhiron e botës.

EMISIONET