Rëndohet gjendja shëndetsore e Lady Gaga, anullon koncertet

Rëndohet gjendja shëndetsore e Lady Gaga, anullon koncertet

Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga ka anulluar 10 datat e fundit të koncerteve në Evropë gjatë tunreut të saj botëror për shkak se gjendja e saj shëndetsore është rënduar.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, ylli i popit i ka kërkuar falje fansave dhe se ishte e shkatërruar, por që ishte e nevojshme të vendoste veten e mirëqenien e saj në plan të parë.

Këngëtarja vuan nga fibromyalgia, gjendje që të shkakton dhimbje të mëdha në të gjithë trupin.

Ajo u shpreh se vendimi i saj ishte marrë mbrëmjen e së premtes për shkak të rekomandimeve nga ekipi i saj mjekësor.

Blerësit e biletave mund të aplikojnë për rimbursim deri në 6 shkurt thuhet të postim.

EMISIONET