Ramës i zbehet entuziazmi parashikon një shpullë në 18 tetor

Ramës i zbehet entuziazmi parashikon një shpullë në 18 tetor

Dy javë nga  momenti kur Këshilli i Europës do të vendosë nëse do të çelë negociatat apo jo me Shqipërinë, kryeministri Rama nuk e fsheh zbehjen e entuziazmit për rrugën në të cilën sipas tij Shqipërisë i ngelet vetëm të vazhdojë përpara pa ditur se kur do të hapen dyert e  Bashkimit Europian.

"Mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ka një korridor që na ndan. Ne luajmë e ju na shikoni si luajmë. Shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kuptoni mua, shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kupotni e më psa në fund thoni: Mirë mirë, çuna të mirë, por jo taman. Por ne nuk kemi zgjedhje tjetër. Nuk kemi alternativë tjetër. Nuk ka asgjë tjetër, mënyrë tjetër. Na duhet të vazhdojmë tju duam e të besojmë tek kjo martesë e jona. Nuk shoh ambasadorin britanik këtu, sepse britanikët kanë luksin të mendojnë shkurorëzimin pas kaq shumë vitesh ndërsa ne jo, sepse për ne është hera e parë. Ajo që ti e ke ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askënd të ketë këtë ëndërrë e të martohet me atë që do.

Pa dashur të ndërlikoj gjërat jam i sigurt që më kuptoni. E kuptoni cfarë po them. Bëhet fjalë për dy javë që të kemi ndoshta shpullën e radhës dhe duhet të shtrëngojmë duart e të pijmë ndonjë pije së bashku. Është frustuese sepse ne na thuhet që ju duam dhe një ditë do jemi bashkë por që duhet të vazhdoni të përmirësoheni, përmirësoheni, e të përmirësoheni "   

Në konferencën "Gjithçka për drejtësinë" qe u mbajt paraditen e sotme ne Tiranë Rama e quan sukses pastrimin e Gjykatës Kushtetuese

"Po tani cili është  problemi? Problemi është që nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po ne na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Kur bën një operacion tek trupi i dikujt duhet parë në cilin këndvështrim e sheh. Shyqyr zoti që ka ende burra e gra të mencur në Europë që vazhdojnë ti referohen të vdekurve. Angela Merkel tha dicka dhe u dëgjua nga grupi parlamentar. Ne themi që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, por a ishim ne që i kërkuam të pastronin sistemin. A kanë faj ata që e pastruan sistemin, dhe tani u pastrua sistemi nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Duhet ti fajësojmë apo përgëzojmë?  Natyrisht kur nuk ka gjykatë kushtetuese profesionale nuk je shtet anëtar, por ne nuk kërkojmë të jemi shtet anëtar, ne po kërkojmë që të vazhdojmë një rrugëtim që do të dojë dhe kërkojë shumë kohë, një kohë të gjatë. Sigurisht që hapi tjetër do të jetë të kemi një Gjykatë Kushtetuese Profesionale, por fakti që nuk e kemi në këtë moment tregon sukses dhe jo dështim. Të paktën ekziston një person në Komunitetin Europian që mendon si unë dhe shyqyr që personi tjetër ka mundësinë ta bindë Gjermaninë të thotë po"

Budallenj?
Kryeministri nenvizoi se Ballkani Perendimor eshte i domosdoshem ne BE aq sa BE eshte e domosdoshme per ne.

Edi Rama: "Nuk thonë shumë mirë po ecni por ne kemi problemet tona. Ata thonë... Po, Po.. gjëra të tmerrshme janë këto që po ndodhin. Të njëjtat persona që thonë keni 3 kushte dhe pastaj 9 dhe pastaj 99 për të nëjtën gjë. Ku është shpërblimi për atë që kemi bërë? Është që të na bëjnë për budallenj? Po e di që ne kemi ende probleme madhore për të zgjidhur sepse problemi thelbësor është ndërtimi i institucioneve. Ne jemi të ndarë nga një kufi që gjendet i gjithi rrotull nesh. Dhe jam i sigurt që 99% e deputetëve në Parlamentet kombetare as nuk dinë që Ballkani Perendimor është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe mendojnë se gjendet mes Turqisë e Gjeorgjisë. Më besoni kur ju them se kam parë dhe liderë që thonë: Ahh me të vërtetë ju jeni të rrethuar nga kufijtë e BE-së?! Si ka mundësi.  

A mund të mbash veshkën në xhep. A mund të funksionojë organizmi i tillë. Ballkani Perendimor eshte i domosdoshem ne BE aq sa BE eshte e domosdoshme per ne. Nuk është nevoja të jesh as shkencëtar për këtë as historian dhe as magjistar. Çfare po kerkojme ne? Mos po kërkojmë të kemi të drejtën e votës në BE, jo. Mos kërkojmë ta bezdisim Brukselin e të kemi të drejtën e votës në KE. Jo ne duam të kemi receten e radhes per kuren tonë për të ndërtuar institucionet."        

EMISIONET