Rama: Një prokuror në Durrës punon për organizatat kriminale

Rama: Një prokuror në Durrës punon për organizatat kriminale

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për një prokuror në Durrës që punon për bandat kriminale dhe shantazhon nënpunësit e shtetit.

Rama nuk zbuloi emrin e prokurorit të Durrësit por tha se nuk ai nuk mund të arrestohet nga Kryeministri e qeveria por nga drejtësia.

Ai shtoi gjithashtu se gjykatësit e prokurorët e shkarkuar nga vettingu do përgjigjen para drejtësisë për të ardhurat e tyre sapo të krijohet sistemi i ri i drejtësisë.

Edi Rama: "Dua dhe duhet të ndërtojmë Shqipërinë europiane këtu. Dhe ato kusht janë të gjitha të lidhura me punë të cilat si u thanë si nuk u thanë do të bëhen, patjetër. Nuk diskutohet. Sa kohë ka që e them dhe ia them të gjithë atyre që thonë çfarë është ky vettingu? Pushim nga puna? 

Po këta kanë vënë pasur marramendëse. Dhe ju kam thënë jo, vettingu nuk është pushim nga puna. Vettingu është pastrimi sistemit, krijimi i një sistemi ku gjykatësit dhe prokurorët janë të verifikuar si të pastër dhe pastaj ai sistem që ju kam thënë që ditën e parë do ti thërrasë këta të tjerët. Do t;i vijë radha këtyre të tjerëve. Do i thuhet hajdeni këtu. Këto vilat, e këto faturat e bixhozit në Monte Carlo me çfarë i bërë zotrote.

Tek Komisioni i Vettingut mjafton të mos i verifikosh dot dhe del jashtë e aty mbaron punë Komisioni Vettingut. Por tani janë qytetarët të lirë. 

Dhe të shikosh që ka të tjerë si një prokuror në Durrës, i cili është sot prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe ju bën shantazh nënpunësve të shtetit. Arrestojeni thonë. Mësojeni që nuk arreston kryeministri, as qeveria, arreston drejtësia.

EMISIONET