Publikohen pamjet e shpërthimit të “nënës” së të gjitha bombave

Publikohen pamjet e shpërthimit të “nënës”

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur një bombë të fuqishme në provincën Achin të Afganistanit, bomba më e fuqishme e konsideruar si “nëna” e të gjitha bombave.

Të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen, por banorët thonë se numri është shumë më i lartë.

Bomba ka shkaktuar një tërmet të vërtetë pasi e gjithë provinca është lëkundur. Zyrtarët amerikanë thanë se në shënjestër ishin ekstremistët e Shtetit Islamik në zonë. Bomba peshon jo pak, por 10 mijë kg. Bomba GBU-43/B MOAB është bomba më e madhe konvencionale amerikane jo bërthamore.

Ajo është shpallur si arma më e fuqishme jo bërthamore e projektuar ndonjëherë. Megjithatë, disa bomba të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore mund të kenë qenë edhe më të rënda.

Nga ana tjetër, Rusia ka testuar një bombë termobarike me nofkën ‘ati i të gjitha bombave”, duke pretenduar se është katër herë më e fuqishme se bomba e “Moabit”.

“Nëna” e të gjitha bombave shkakton 36 të vdekur, banorët tregojnë pasojat

 

/Ora News/

 

 

EMISIONET