Pse nuk është shembur ende Teatri Kombëtar?
Regjisori i njohur Robert Budina i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se qëndresa më shumë se 1 vjeçare për Teatrin Kombëtar, ka simbolikën e saj.
Pjesë nga debati:
Ilda Mara: Unë e kam cilësuar në debatet tona tek Teatrit që kryeministri dhe ministrja e blen shpirtin e artistëve. Teatri ka ngelur në duart e Aleancës për Teatrin që prej një viti mblidhen natë për natë.
Robert Budina: Qëndresa jonë tek teatri ka lidhje me simbolikën e qëndresës. Këtë logjikë e kapën studentët. U krijua ideja tek shqiptari që ti duhet ta fitosh lirinë tënde çdo ditë. Nuk ke shanse t'ia lësh politikës sepse ata të bëjnë gjëmën.
