Protesta në Tiranë, kundër Minishengenit ballkanik

Dita e dytë e samitit të liderve të ballkanit perëdimor për minishengenin ballkanik është shoqëruar me protesta. Aktivistë të “Për shqiptarët dielli lind në perëndim’ kundërshtuan nismën, pasi e konsiderojnë si lindjen e ish jugosllavisë.

Është pritur kështu eskorta e kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Dukanoviç, në nisje të takimit formal për Minishengin ballkanik.

Aktivstë të nismës “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, u grumbulluan në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para hotelit ku do të mbahej takimi, që në orët e para të mëngjesit, ku nuk munguan dhe përplasjet me poicinë.

Me nisjen e protestës, aktivistët u shprehën se në thelb kundërshtojnë nismën, pasi e konsiderojnë si rilindje të ish Jugosllavisë.

Aulon Kalaja: Sepse ne kundërshtojmë në vetvete minishengenin ballkanik, ne nuk kundërshtojmë në parim ardhjen e Vuçiçit në Shqipëri. Por minishengeni ballkanik për neve nuk është gjë tjetër përveçse një Jugosllavi e re. Këtë e kemi konfirmuar në dhjetë tryezat tona sepse nuk po dalim sot rastësisht këtu.

Ata theksojnë se kryeministri nuk është konsultuar me askënd për këtë nismë, teksa e cilësojnë si tradhëti ndaj Kosovës.

Aulon Kalaja: Mosqenia e Kosovës këtu, si mund të shkojmë ne në një takim pa qenë Kosova? Si mund të mos lobojmë neve që Kosova mos të jetë pjesë e takimit dhe të stopohen njohjet për Kosovën. Unë e sfidoj kryeministrin, si ka mundësi që në 6 vitet e tij të qverisjes janë stopuar njohjet për Kosovën.

Edhe një ditë më parë, aktivistë të lëvizjes Vetvendosje protstuan në të njëjtën mënyrë, kundër mbërritjes së presidentit serb Alexandër Vuçiç në Tiranën zyrtare.



EMISIONET