Basha takon aleatët për koordinimin e protestës së 18 shkurtit

Basha takon aleatët për koordinimin e protestës së 18

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi një takim me aleatët parlamentar dhe jo parlamentare në kuadër të protestës së 18 shkurtit.

Mbledhja është mbajtur pa praninë e mediave, ndërsa burimet i thanë Ora News se palët kanë rënë dakord për angazhim të përbashkët, ndërsa janë udhëzuar shtabet e të gjithë forcave opozitare të bashkëpunojnë për organizmin e protestës popullore të 18 shkurtit.

Vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh me qytetarët dhe drejtuesit e bazës, për  të mundësuar pjesëmarrje sa më të madhe në shesh.

 

 /Ora News/

 

 

EMISIONET