Audio përgjimi, Prokuroria pushon hetimet për Denar Bibën

Audio përgjimi, Prokuroria pushon hetimet për Denar Bibën

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish kryetarin e KQZ, Denar Biba.

Hetimet nisën në vitin 2018, pas publikimit në një media të një përgjimi me audio, sipas të cilit Biba akuzohej se ka shantazhuar në emër të qeverisë shqiptare gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku. 

Sipas prokurorisë, në argumentin për pushimin e hetimeve, thuhet se nuk ka asnjë ndikim të paligjshëm nga ana e Bibës tek gjyqtari. 

Një tjetër argument është edhe fakti se kurrë prokuroria nuk mundi të identifikojë materialin origjinal të audio-përgjimit apo dërguesin e saj në mediat online. Gjykata miratoi pushimet e hetimit për Bibën më 15 shkurt 2019.

I kontaktuar nga Ora News pas publikimit të audio përgjimit, Biba tha se gjyqtarin Bianku e ka mik dhe përjashtoi mundësinë e shantazhimit të tij.


EMISIONET