Stamboll, inagurohet ura, projekti 200 bilionë dollarësh

Turqia do të inagurojë një urë të varur, më të gjerën në botë, e cila do të lidhë kontinentin e Europës dhe Azisë. Kjo urë është produkt i një investimi marramendës prej 200 bilionë dollarësh, e cila pritet të lehtësojë trafikun jo vetëm brenda Turqisë, por edhe mes kontinenteve. Megjithatë, ambientalistët kanë argumentuar se për shkak të kësaj ure, janë djegur shumë pemë të cilat i jepnin ajër Stambollit. Edhe pse klima politike në Turqi nuk është e qetë, presidenti Erdogan se kjo gjendje nuk do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit.

Turqia do të hapë të premten urën e varur më të gjerë në botë, e cila do të krijojë një lidhje mes dy kontinenteve, një mega-projekt prej 200 bilionë dollarësh.

Kjo është ura e tretë përgjatë ngushticës së Bosforit, e cila e ndan Stambollin dhe shkëput Azinë dhe Europën, me një gjatësi 1.4 km, me 8 korsi për mjetet si dhe 2 linja hekurudhore.

Çdo ditë, 650 makina të reja hyjnë në rrugët e Stambollit, ku jeton 1/5 e popullsisë 80-milionë banorëshe të Turqisë, duke e bërë këtë qytet të tretin më të mbipopulluarin në botë.

"Kjo urë jo vetëm do të lidhë linjat e transportit mes Azisë dhe Europës, por edhe do të lehtësojë barrën e trafikut mes kontinenteve," është shprehur Ministri turk i Transporteve, Ahmet Arslan.

Megjithatë, ambientalistët thonë se projekti kërcënon tokën e fundit pyjore të Stambollit dhe do të ndotë rezervat ujore. Këto rrugë të reja kanë dëmtuar pyjet dhe Arslan tha se 380.000 pemë ishin prerë, pavarësisht mbjelljes së 2.5 milionë të tjerave. Ndërsa, disa ekonomistë paralajmërojnë se kostoja për një ndërtim kaq të madh është e paqëndrueshme.

"Ajo çfarë ata po thonë është se vetëm po krijojnë pyje, por mbjellja e pemëve dhe e fidanëve siç ju e keni parë, nuk është më e njëjta. Nuk mund të kompensosh shkatërrimin e ekosistemeve të vjetra të cilat i japin jetë Stambollit. Nëse ekosistemi zhduket, mushkëritë e Stambollit do të shkatërrohen. Nuk do të ketë më Stamboll," u shpreh aktivisti Xhihan Baysal.

Erdogan, i cili u bë kryeministër në 2003 dhe president në 2014, i ka përdorur projekte të tilla për të nxitur rritjen dhe për të siguruar një pjesë në historinë e liderave më të rëndësishëm që prej themeluesit të republikës moderne, Mustafa Kemal Ataturk.

Në më pak se 1 dekadë, horizonti i Stambollit është lartësuar, janë ndërtuar autostrada të reja dhe metrotë janë zgjeruar. Por kjo rritje e mrekullueshme e Turqisë është ngadalësuar dhe përballet me erëra të kundërta që prej grushtit të dështuar të shtetit muajin e kaluar si dhe me rritje të shpejtë të dhunës, për të cilën janë fajësuar militantët islamistë dhe kurdët.

Erdogan ka premtuar se kjo gjendje nuk do të ngadalësojë rritjen e vendit i cili shpenzon më shumë se të gjithë në infrastrukturë. Turqia investoi 45 bilionë dollarë ose 40% të totalit global në 2015, sipas Bankës Botërore.

30 bilionë dollarë të atij investimi janë përllogaritur për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë. Një kanal, i cili është cilësuar nga Erdogan, si "projekti i çmendur", do të lidhë artificialisht Detin e Zi me Detin Marmara, që do ta shndërrojë gjysmën e Stambollit në ishull.

[caption id="attachment_817522" align="alignnone" width="800"]epa05511258 A handout picture provided by Turkish President Press office shows, Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks during the opening ceremony of Yavuz Sultan Selim Bridge, the Third Bosphorus Bridge in Istanbul, Turkey, 26 August 2016. The bridge spans over 59 meters width and the height of its towers is 320 meters, the highest in the world. EPA/TURKISH PRESIDENTAL PRESS OFFICE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES Foto: EPA[/caption]

[caption id="attachment_817523" align="alignnone" width="640"]epa05511259 A handout picture provided by Turkish President Press office shows, Turkish President Recep Tayyip Erdogan (L)speaks during the opening ceremony of Yavuz Sultan Selim Bridge, the Third Bosphorus Bridge in Istanbul, Turkey, 26 August 2016. The bridge spans over 59 meters width and the height of its towers is 320 meters, the highest in the world. EPA/TURKISH PRESIDENTAL PRESS OFFICE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES Foto: EPA[/caption]

[caption id="attachment_817524" align="alignnone" width="640"]epa05511263 A handout picture provided by Turkish President Press office shows, A view of Yavuz Sultan Selim Bridge, the Third Bosphorus Bridge in Istanbul, Turkey, 26 August 2016. The bridge spans over 59 meters width and the height of its towers is 320 meters, the highest in the world. EPA/TURKISH PRESIDENTAL PRESS OFFICE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES Foto: EPA[/caption]

EMISIONET