Pasagjeri shëtit nudo në aeroport

Një pasagjer është shfaqur nudo në një aeroport në Mallorcas, Palma  dhe nuk kishte as bagazhe me vete.

Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë në aeroportin Son Sant Joan në një nga sallat e mbërritjes dhe më pas është drejtuar drejt tualetit.

Kur zyrtarët vunë re pamjet pasagjeri tashmë ishte largur dhe nuk kanë arritur që ta gjejnë. Ai përshkruhet si një burrë i moshës së mesme me kombësi të huaj. Nuk dihet arsyeja se përse ai e ka ndërmarrë këtë veprim.

Por mesa duket në këtë mënyrë ka dashur të shmangë rradhët e bagazheve dhe kontrollin.

Fotografitë u janë publikuar për herë të parë në median spanjolle Ultimahora.es dhe kanë shkaktuar një numër të madh të komenteve dhe  kritikave ndaj sigurisë së aeroportit, raporton Daily Mail.

/oranews.tv/

EMISIONET