Palestra, modë apo sport?

Palestra, modë apo sport?

Palestra, modë apo sport? Një trup i rregullt ndihmon në një organizëm më të shëndetshëm, pa lënë mënjanë edhe të dukurit bukur e në formë.

Qytetari 1: "Tani për trendin, për trupin për ta mbajtur në formë".

Qytetari 2:"Është jeta, çdo gjë lëviz, si nga ana psikologjike si nga ana fizike".

Qytetari 3:"E kam adhuruar sportin gjithmonë, që fëmijë. Është e domosdoshme të ecim të paktën, pastaj fillojnë edhe sportin".

Qytetari 4:"Më bën mirë për shëndetin, më ndihmon që të jem aktiv".

Qytetari 5:"Më mirë bëjmë ushtrime se sa të rrijmë në shtëpi".

Qytetari 6:"E bëjmë edhe për tu argëtuar edhe për tu ushtruar". 

Mosha ideale për të filluar me ushtrimet fizike në palestër apo vrapin ne natyrë, nis nga 20-at. Kjo për shkak se në këtë moshë te rinjte eksperimentojnë me veten, herë-herë edhe në mënyrë vetëshkatërruese dhe ushtrimet fizik i vijne në ndihmë.

Antonet Rrapushi, instruktor boksi, thotë se të rinjtë e nisin aktivitetin fizik që 12 vjeç. Në fillim thotë ai, ata e shohin palestrën si modë, ndërsa me kalimin e kohës e shohin veten të përfshirë në sport.

Rrapushi:"Ka edhe të rritur që interesohen për tu stërvitur por më shumë janë të rinjtë e apasionuar. Çdo kush e ka qejf sportin, mbi të gjitha është kulturë. Është pasion. Ka filluar si në modë të jetë sporti. Por kur e shikojnë veten se janë bërë sportista. Që të gjitha ta praktikojnë sepse është shumë mirë edhe për shëndetin".

Shkenca mjekësore ka provuar se aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun edhe për sëmundjet kronike.

EMISIONET