Pacolli bën bashkë partitë shqiptare të Malit të Zi

Pacolli bën bashkë partitë shqiptare të Malit të Zi

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një vizite në Mal të Zi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e partive politike shqiptare atje.

Në takim mori pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Malin e Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

“Në mes të tjerash biseduam për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi. Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë ishte porosia ime”, thotë Pacolli.

/Ora News.tb/

 

EMISIONET