Ora News solli pamjet ekskluzive: Maqedonasi u mor peng për 250 mije euro

Ora News solli pamjet ekskluzive: Maqedonasi u mor peng për 250 mije euro

Policia jep detaje mbi operacionin e lirimit të një shtetasi maqedonas I cili ishte marrë peng në kodrat e Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës në Tiranë. 

Dje Ora News solli ekskluzivisht pamjet e këtij operacioni.

Tre persona në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng shtetasin maqedonas Davor Velefski dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

"Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh." 

Dy persona, A. Xh., 41 vjeç, dhe  S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ora News solli pamjet diten e djeshme

EMISIONET