Një videoklip i mbushur me celularë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2017, 19:23
Në këngën e re të publikuar nga Major Lazer, në bashkëpunim me Nicki Minaj duket se pjesën më të madhe të klipit e zë përdorimi i celularit.
‘Run Up’ është kënga që u publikua mbrëmjen e së mërkurës, e cila kishte qëllim të tregonte vëmendjen që njerëzit i japin celularëve. Aty shfaqet reperja, e cila futet në klip me anë të përdorimit të Facetime.
Duket se është pritur mirë nga të gjithë, pasi ka arritur 1 milionë klikime vetëm për pak orë.
/oranews.tv/
