Shuhet në moshën 89-vjeçari shkrimtari Fatos Arapi
“Jeta është një stacion ndarjesh e takimesh, përpjekjesh, sulmesh e kujtimesh.”
Këto janë vargjet që do të thurte Fatos Arapi, duke e ditur se askush nuk është i pavdekshëm, ndoshta pa e ditur që të gjithë ne do të kujtonim këto vargje në ikjen e tij. Poeti është ndarë nga jeta këtë të enjte në në moshën 89 vjeçare.
Një nga poetët më të mirë shqiptarë ku kritikua nga diktatura për veprën e tij, por ai nuk rreshti së shkruari.
Si nxënës e studiuesi i poezive të tij, profesor Ymer Çiraku e kujton Fatos Arapin për vlerat e padiskutueshme letrare.
Ymer Çiraku: "Nga më të shquarit e letërsisë shqipe. Besoj se do të mbetet një referencë nga pikëpamja e nivelit të lartë artistik. Është autor i disa romaneve, disa novelave po kështu një studiues sidomos i folklorit shqiptar. Veprat dhe sdomos poezia e tij do të vazhdojë me siguri të mbetet gjatë."
I dashuruar përjetësisht me letërsinë, Fatos Arapi është autori disa vëllimeve me poezi. Gjithashtu, ai ka shkruar novela e romane dhe është autori disa përkthimeve.
Poeti shërbeu gjatë jetës si mësues dhe pedagog në disa shkolla e universitete të vendit.
Për ndarjen nga jeta të poetit reagoi dhe Presidenti Meta, i cili me anë të një mesazhi i ka përcjellë ngushëllimet gjithë miqve, kolegëve dhe lexuesve të paharruarit Fatos Arapi.
Edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i shkruajti një letër familjarëve duke theksuar se në të dy shekujt që shkroi, Fatos Arapi përjetoi dhe u përcolli lexuesve jo alarme të sajuara por shqetësimet reale të botës dhe kohrave të shqiptarëve.
