Nard Ndoka në "Late Night Show": Rama e ka pijen e keqe

Nard Ndoka në "Late Night Show": Rama e ka pijen e keqe

Kreu i PDK-së Nard Noka se kryeministri është pijedashës. Në intervistën për "Late Night Show" në RTV Ora, ai rrëfeu se Rama jo vetëm pi, por e ka pijen e keqe.

Pjesë nga biseda

Kastro Zizo: Je takuar me Ramën këto kohë?

Nard Noka: Ka pak që jo, kështu vetëm në distancë.

Kastro Zizo: Kur thua pak, e ke fjalën për 2-3 javë?

Nard Noka: Më tepër, me muaj.

Kastro Zizo: Nuk është ai miti i madh që qarkullon se sado që bëni gam gam në parlament, pastaj shkoni hani dhe pini në të njëjtin vend.

Nard Noka: Ne armiq nuk jemi se nuk kacafytemi. Ne jemi kundërshtarë politikë, ndajmë pikëpamje të ndryshme në qeverisjen e vendit, por kjo me Ramën nuk ndodh. Nuk është se kam patur ndonjë klimë shumë miqësore me të.

Kastro Zizo: Po ndonjë gotë verë e ke pirë me të?

Nard Noka: Normal se jam takuar disa herë. Nuk është se nuk e njoh.

Kastro Zizo: Kush ka pirë më shumë?

Nard Noka: Rama pin dhe e ka pijen e keqe. E ka me të bërtitur, me të ulëritur. I duket vetja më i fortë kur është nën efektin e alkoolit.


EMISIONET