Bursat ndërkombëtare, Bushati: Unë jam një shembull suksesi

Bursat ndërkombëtare, Bushati: Unë jam një shembull suksesi

Studentët shqiptarë e gjejnë shpresën për luftën ndaj korrupsionit tek amerikanët. Në ditën e hapur të mundësive për studentët e ekselencës, këta të fundit kanë kërkuar që Amerika t’i mbështesë kundër korrupsionit ndërsa ambasadori Donald Lu ka apeluar që pas studimeve studentët të investojnë për vendin e tyre.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka ndarë me studentët e ekselencës shembullin e tij lidhur me studimet jashtë vendit përmes bursave ndërkombëtare, duke apeluar që edhe të rinjtë të shfrytëzojnë mundësitë që iu jepen.

Bushati: Unë pata mundësinë që të fitoj një burse nga qeveria holandeze në një aplikim individual pa asnjë proces të ndërmjetësuar.

Amerika është një ndër vendet që ofron mundësi të shumta studimi për studentët ekselentë shqiptar por për ambasadorin amerikan Donald Lu të rinjtë pas studimeve nuk duhet ta braktisin shqipërinë por dijet e tyre duhet ti zbatojnë në vendin e origjinës.

Lu: Jam i lumtur që të rinjtë të vijnë në SHBA për të studiuar dhe të kenë mundësinë të studiojnë në universitetet më të mira atje. Por ama ata duhet të kthehen në Shqipëri dhe të kontribuojnë për Shqipërinë pasi të përfundojnë studimet

Stenda e SHBA e ngritur për të informuar studentët lidhur me mundësitë e pëfitimit të një burse ngjalli interes ndërsa nuk munguan edhe kërkesat e studentëve drejtuar Ambasadorit për t’i përkrahur në luftën kundër korrupsionit.

Deklaratat u bënë në aktivitetin e organizuar si ditë e hapur që do tu shërbejë studentëve ekselentë për tu njohur me mundësitë e bursave ndërkombëtare. Nga të dhenat rezulton se 25 mije studentë shqiptare studiojnë jashtë vendit.

/Oranews.tv/

EMISIONET