Moti i keq "zhvesh" nga sinjalistika superstradën Lezhë- Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2019, 16:50
Era e pazakontë që përfshiu qarkun e Lezhës ka dëmtuar tabelat e sinjalistikës rrugore në superstradën Lezhë- Shkodër.
Gjithashtu është dëmtuar dhe një pikë karburanti në afërsi të Dajçit.
Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, inspektoi nga afër situatën e krijuar.
Firma kontraktore ka nisur punën për riparimin e sinjalistikës së dëmtuar.



