Mos harroni! Sot ndryshoi ora

Mos harroni! Sot ndryshoi ora

Gjethet po zverdhen, temperaturat po bien dhe dielli po lind pak më vonë çdo ditë. Kjo do të thotë se këtë të diel, ora do të ndryshojë dhe akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa. Nga kjo e diel do të kemi dhe një orë më shumë në dispozicion për të fjetur. Në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, kur akrepat do të kthehen në orën 02:00.

Në shtete të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas kohës vendore. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Në muajin mars, Parlamenti Europian votoi në favor të një propozimi për të shfuqizuar ndryshimin e orës duke filluar nga viti 2021, ndërkohë që kjo praktikë filloi të përgjithësohej nga viti 1974. Në atë vit kriza e naftës i detyroi disa vende të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

 Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj. Aktualisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit

EMISIONET