Model gazetarie dhe qytetarie
Po zbrazet qytetaria e Tiranës. Po zbrazet me ikje. . . dhe largime në jetën e përtejshme. Pas Gjergj Xhuvanit, sot një tjetër qytetar, gazetar i orëve të para të frymës së lirisë dhe ëndërrës për një gazetari si pushtet I katërt, gazetar I zhgë ënjyer nga marrja në dorë e pseudo-gazetarisë nga provincialët e ardhur me yrysh dhe shërbestarët e rinjë e të vjetër të regjimeve me gazetari sherbimesh e gjobash, duke u pasuruar njësoj si mafja politike dhe duke zaptuar dhe mbytur frymën e lirisê medias së lirë.
Pafuqinë Tij për të përmbysur këtë kënetë gazetarie dhe pushteti, apo pushtet-gazetarie ku të shkrire në një janë kthyer në një gangrenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ti miku im Fatos Baxhaku e ngushëlloje në tavoline më miqte e tu me kafen dhe gastaren përpara, me buzqeshjen e pranuar të fatit të një brezi të humbur vlerash dhe principesh, qytetarie dhe miresie.
Erich Maria Remark në librin “ Asgje të re nga fronti perëndimit shkruante”
“Rinia jonë është si fotografia e njê shoku të vdekur, ne e shikojmë atë por Ai nuk është më.”
Ti do të kujtohesh i dashur mik për moralin e gazetarit dhe njeriut, qytetarit dhe mikut, si njeri që në këtë katraurë baltovine shoqërore morale antivlerash, Ti ruajte vetveten me dinjitetin dhe modelin e gazetarit dhe qytetarit.
Shko i qetë miku im se ti e ke kryer misionin tënd si gazetar, qytetar.
Pusho në Paqe mik!
