Mjafton Kallaku, Teuta "fluturon" në krye

Mjafton Kallaku, Teuta "fluturon" në krye

"Derbi i bregdetit" është i Teutës. Durrsakët mposhtën 1-0 Flamurtarin në "Niko Dovana" duke marrë i vetëm kreun e Superligës me 15 pikë.

Sherif Kallaku ishte autori i golit të vetëm, me mesfushorin e kombëtares U-21 që rezultoi deciziv për të besuarit e Bledi Shkëmbit.

Kjo fitore i ngjit përkohësisht të vetëm në krye të klasifikimit, ndërsa Flamurtari vijon me formën negative, ku mban fundin e tabelës me dy pikë pas 8 takimeve.

EMISIONET