Miratohet buxheti, këshilltarë të majtë e të djathtë bashkojnë votat

Miratohet buxheti, këshilltarë të majtë e të

Ndonëse me shumicë të majtë Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar buxhetin për vitin 2016. Palët duket se kanë gjetur dakordësinë mbi disa ndryshime në buxhet, të cilat kanë sjellë më pas miratimin me shumicë votash. Keshilltaret e majte thonë se  ky buxhet ka qenë me i ndërlikuari dhe më specifik kjo edhe përshkak të organizimit të ri, por sipas tyre duhet që shpenzimet administrative të mos jenë në kurriz të investimeve.

Agustin Marku Keshilltar PSD: Prisja një buxhet më social sesa ky që na është paraqitur sot. Ka disa zëra që janë marrë në konsideratë, por përsëri edhe po të shohim raportet e shpenzimeve administrative me investimet publike kjo bie në kurriz të investimeve publike.

Hasan Muça N/Kryetar i Keshillit: Do të shtrojmë këmbët sa kemi jorganin dhe në rastin konkret deri diku pajtohem me atë që hartuesit e pr/buxhetit kanë sjellë në Këshillin Bashkiak.

Rrok Rroku Keshilltar i PAA: Nuk ekziston rruga Piraj deri në çerdhen ku është edhe një spital për fizioterapi. Këtu vijnë shumë njerëz, jo vetëm nga Lezha.

Por Buxheti i ri nuk zgjidh të gjitha problemet që ka Bashkia e madhe e Lezhës.

Tonine Marku, Drejtoreshe e Finances: Nga ana jonë është bërë përpjekja maksimale për një buzhet sa më racional për të përfshirë shumë shërbime pasi ky është buxheti i parë pas reformës administrative – territoriale.

Në total buxheti 2016 i Bashkisë Lezhë kap vleren e 1.14 miliarde lekë, ku pjesën me të madhe e zënë investimet dhe shërbimet.

EMISIONET