Milani mbetet "thatë", ja ku do të luaj Ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic na ka mësuar shpesh herë të na befasojë me zgjedhjet e tij.
Suedezi vijon të jetë një futbollist me cilësi të admirueshme edhe pse është 38-vjeç. "Corriere della Sport" shkruan se lojtari nordik duke përfituar nga marrëdhënie e shkëlqyer që ka me trajnerin Sinisa Mihajlovic mund të zgjedh Bologna si destinacionin e ardhshëm.
Mesa duket Ibra ka refuzuar një mundësi për tu transferuar tek Milani apo Manchester United që më parë kanë shprehur interes për ish-lojtarin e Los Angelse Galaxy. Trajneri serb, Mihajlovic i ka telefonuar Ibrës dhe i ka bërë thirrje t’i bashkohet atij në Stadio Dall’Ara për t’u argëtuar dhe zbavitur në Itali.
