Merkel: Do të bisedojmë në Këshillin e BE-së edhe për çeljen e negociatave

Merkel: Do të bisedojmë në Këshillin e BE-së edhe

Kancelarja Angela Merkël ka përsëritur se negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të çelen njëkohësisht.

Në një konferencë shtypi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kryeqeveritarja gjermane theksoi përkushtimin e dy vendeve për procesin.

"Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur, sidomos procesin e vetingut. Maqedonia e Veriut bëri një kërcim të jashtëzakonshëm me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Është koha të hapim negociatat dhe nëse duam të jemi të drejtë, atëherë duhet t'i trajtojmë të dyja vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve."

Kryeministri Plenkoviç, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të BE-së, u shpreh se temat e Ballkanit Perëndimor do të marrin fokusin kryesor në samitin që mbahet në Zagreb në muajin maj.

"Në pikëpamjen e Kroacisë, samiti mbi të gjitha ka karakter politik dhe do adresojë të gjitha çështjet e hapura për debat. Besoj se do diskutojmë në detaje, dhe do shohim sa e ndërlikojnë këto probleme dinamikën e proceseve të zgjerimit."

Në Berlin, ka pak optimizëm për një marrëveshje rreth Tiranës dhe Shkupit para samitit të Zagrebit.

Së fundmi, pas takimit me kryeministrin kroat, presidenti francez Emanuel Makron ka dhënë sinjale se mund të lëvizë nga qëndrimet e mëparshme penguese, por Plenkoviç të enjten nuk pranoi ta japë më shumë detaje për këtë qëndrim.

Lexoni me shume: Ne shkurt vizita e presidentit te PE ne Tirane 

EMISIONET