Mentandent, hajduti i makinave në Shkodër
Një 27 vjeçar , banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe është arrestuar pasi akuzohet se është autori i vjedhjeve të një sërë makinash në qarkun e Shkodrës.
Ndalimi i Mentadent Veinca u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;
Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.
Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.
Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe nje bageti të trashë (Lopë).
Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Mentadent është dhe një firmë paste dhëmbësh.
