Mbretëresha e Spanjës provon ushqimin tradicional shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2018, 17:53
Pjestarja e një prej monarkive më të rëndësishme në Europë, Mbretëresha Sofi i është bashkuar ceremonisë së gastronomisë shqiptare në Madrid.
Ambasadori shqiptar Ridi Kurtezi ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social në Tëitter ku Mbretëresha e Spanjës duket si shikon disa ushqime tradicionale shqiptare.
“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, shkruajti ai.
Ndër ushqimet që ishin të ekspozuar përfshiheshin ëmbëlsirat si ballokume, trigona dhe zupa.


