Një grua i prishi bojkotin fshatit Ngraçie në Mallakastër
Disa qendra votimi nuk u hapën për zgjedhësit në qarkun e Shkodrës, ndërsa banorët e Ngraçies të cilët kishin shpallur bojkotin u tradhëtuar nga një bashkëfshatare e tyre. Votimi familjar u evidentua sërish si problem, ndërsa të drejtën e votës e shfrytëzuan edhe të paraburgosurit.
Në mëngjes kur u hapën kutitë e votimit, banorët e Ngraçies në Mallakastër folën për një bojkot fshatshe të procesit.
Por në mesditë, kjo grua hodhi votën e vetme deri në mesditë.
Qytetare: "Bllokojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre."
Gjithsej në këtë Qendër Votimi janë regjistruar si persona me të drejtë vote 243 votues
12 qendra votimi nuk u hapën në qarkun e Shkodrës deri në mesditë.
Ajo e Prekalit u dogj gjatë natës, ndërsa të tjerat patën vonesa në shpërndarjen e bazës materiale.
Ndërsa në qytet, ata që votuan fillimisht hasën vështirësi për shkak të zhvendosjes së qendrave të votimit vonë të shtunën nga vendet e përcaktuara në institucione shtetërore.
Probleme ka pasur edhe në Bashkinë e Pogradecit, ku disa QV nuk janë hapur pasi komisionerët kanë braktisur detyrën, çështje që u zgjidh gjatë ditës.
Në disa zona pati raportimeve për votim familjar, fenomen që vijon të shoqërojë proceset zgjedhore, ndërsa në Valagat të Sarandës u votua me lista dore.
Në pjesën më të madhe të qendrave të votimit në të gjithë vendin, procesi i votimit vijoi pa problematika, por ajo që ra në sy ishte numri i ulët i votuesve.
Kryesisht mbizotëronin moshat e rritura, dhe shumica prej votuesve, të zbuluar edhe për shkak të mungesës së rivalëve nuk e kishin problem që të deklaronin edhe votën pas votimit.
Qytetare: "Për Partinë Socialiste asnjëherë nuk është e vështirë të votosh."
Të drejtën e votës e shfrytëzuan edhe të paraburgosurit.
Dy persona u shoqëruan për të votuar në Tropojë, ndërsa proces votimi u mbajt edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit.
