Lufta tregtare amerikane do bëjë botën 'më të varfër'

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës rrezikon ta bëjë botën një "vend më të varfër dhe më të rrezikshëm".

FMN ka ulur parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ajo tha se një luftë e plotë tregtare midis SHBA dhe Kinës nuk do ndihmonte në rimëkëmbjen ekonomike.

Shefi i ekonomisë, Maurice Obstfeld tha se barrierat e mëtejshme tregtare do të godasin familjet, bizneset dhe ekonominë më të gjerë.

"Politika tregtare reflekton politikën dhe politika mbetet e pazgjidhur në disa vende, duke paraqitur rreziqe të mëtejshme,"-tha Obstfeld.

Kohët e fundit, Kina njoftoi tarifat e reja tregtare për 60 miliardë dollarë mallra amerika, duke përfshirë produkte të tilla si gazi natyror i lëngshëm, të prodhuara në shtete besnike ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Në një postim në Twitter, Trump paralajmëroi Pekinin që të mos kërkojë të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA.

"Do të ketë hakmarrje ekonomike të madhe dhe të shpejtë kundër Kinës, nëse fermerët tanë ose punëtorët industrialë janë në shënjestër,"-tha Trump.

Tarifat e SHBA-së në 200 miliardë dollarë importe kineze hynë në fuqi muajin e kaluar.

EMISIONET