Lista me 35 universitetet e akredituara, në "krye privatët"
Ministria e Arsimit ka publikuar listën me 35 universitetet e akredituara. Nga shumica e universiteteve, vetëm 4 prej tyre janë akredituar për 6 vite dhe të gjithë janë universitete jo publike.
Arjan Gjonça, kreu i Bordit të Akreditimit: Nuk është e rastësishme që një grup institucionesh private kanë dalë me 5-6 vite akreditim, kanë dalë në vendin më të mirë. Mos harrojmë që këto institucione kanë pasur një eksperiencë akreditimi dhe vlerësimi sepse ligji i ka detyruar ato ndërkohë që ligji duhet të detyronte dhe institucionet publike por nuk është zbatuar.

